AKTUALITET, 22 Tetor 2017, 21:12

Super Juve, Khedira bën tripletë dhe çon topin në shtëpi (Video)

Super Juve, Khedira bën tripletë dhe çon topin në

Një super Juventus në “Dacia Arena”, që shkatërron 6-2 Udinezen edhe pse në inferioritet numerik pas kartonit të kuq të marrë nga Mandzukiç në minutën e 27-të.

Udineze kaloi në avantazh me Perikën pas tetë minutave lojë, ndërkohë që autogoli i Samirit (14’) gjatë zhvillimeve të një goditje këndi vendosi ekuilibrat.

Në minutën e 20-të, Khedira e kalon në avantazh Juventusin (1-2), por Udineze ribarazon me Danilon.

Pas këtij momenti erdhi dhe reagimi i madh i Juves me katër gola rresht: Rugani (52’), Khedira (59’), sërish Khedira (87’) dhe Pjaniç në të 90' mbylli llogaritë e ndeshjes.

Khedira ishte më i mirë i takimit: i mbetur thatë deri sot, me tripletën e tij e çoi topin në shtëpi. (d.f/Tpz.al)

https://youtu.be/lsm5TDuAf5A