AKTUALITET, 22 Tetor 2017, 14:55

Ekzekutim mafioz në Torino, gjen vdekjen shqiptari 39-vjeçar

Ekzekutim mafioz në Torino, gjen vdekjen shqiptari 39-vjeçar

Ekzekutim mafioz i një shqiptari në Torino.

Gjithçka ka ndodhur dje në orën 3.30 të mëngjesit të sotëm përpara një bari të hapur gjithë natën në zonën San Paolo të Torinos, në qendër të qytetit

Sipas medieve të ndryshme italiane, dy persona hapën zjarr ndaj 39-vjeçarit me një pistoletë të kalibrit 45, i cili më pas gjeti vdekjen në spitalin “Martini”.

Ende të paqarta motivet, por midis hipotezave është ajo një larje hesapesh midis bandave shqiptare. (d.f/Tpz.al)