TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bunkerët e Shqipërisë mbeten gjithmonë një temë interesante për mediet e huaja.
“Shifrat e vërteta për numrin e saktë të tyre nuk dihen, por gjithmonë përmenden midis 200-750 mijë të tillë”, shkruhet në një artikull të botuar në faqen e televizionit të njohur gjerman “MDR” (MittlerDeutche Rundfunk), që sjell fakte se si ata janë shndërruar tashmë në një biznes të vërtetë: hotele, muzeume e apo dhe studio tatuazhi.
Reportazhi i gazetarit gjerman, Aleksandër Hertel, ka në qendër një artist shqiptar të tatuazhëve, Keq Marku, i cili ka blerë një bunker në vitin 2000 në Koplik dhe e ka kthyer atë në një studio të vërtetë arti.
“Unë kam një marrëdhënie të veçantë me këtë bunker”, thotë Marku duke i treguar se e kishte blerë në vitin 2000. “Bunkeri ishte këtu. Donin ta shkatërronin, por unë dëshiroja të bëja diçka me të. Kështu që hapa një studio për të bërë tatuazhe. Shumë vijnë vetëm për ta parë vendin, por ka shumë të huaj që bëjnë këtu tatuazhe”, - thotë shqiptari 50-vjeçar, që shton se ai i siguron jetesën për familjen e tij me tre fëmijë. “Kjo është arsyeja që e dua këtë bunker”, shton Keq Marku, që zbulon se ai e ka mësuar zanatin për të bërë tatuazhe në burg.
Reportazhi merr si shembull edhe “Hotel Elesio” i Kujtim Roçit në Golem, që pranë hyrjes së tij ka një bunker.
“Në vitin 1992 këtu nuk kishte asgjë, vetëm rërë dhe bunkerë, përgjatë gjithë plazhit”, tregon Roçi, që shton se e ka filluar me tre tavolina, duke shitur kafe që kushtonte vetëm 10 lekë filxhani. “Bunkeri është zemra e ndërtesës. Pa të hoteli nuk do te ekzistonte. Është një pjesë e imja. Gjithçka çfarë unë jam, duhet të falenderoj këtë bunker”, thotë 53-vjeçari Roçi, që ka ndërtuar edhe një suitë në pjesën e sipërme. Dhoma në kulmin e sezonit kushton deri në 180 euro për një natë.
(Përgatiti: d.f/Tpz.al)