AKTUALITET, 14 Tetor 2017, 15:47

Liverpul-Junaitid mbyllet pa gola, por spektakli nuk mungoi

Liverpul-Junaitid mbyllet pa gola, por spektakli nuk mungoi

Për të dytin sezon me radhë, Liverpuli dhe Mançester Junaitid e mbyllën ndeshjen pa gola, por spektakli nuk mungoi në “Anfield”.

Junaitid i Murinjos duhet të jetë në “borxh” me portierin David De Gea, për disa pritje të shkëlqyera.

Rasti më ideal që ai shpëtoi u regjistrua në minutën e 35-të kur ai e bllokoi me këmbë gjuajtjen e Xhoel Matipit nga një distancë e afërt.

Mançester Junaitid është ende i pamundur dhe tashmë kryeson përkohësisht renditjen, përpara Mançester Sitit që do të luajë në transfertë kundër Kristal Pallas. Barazimi i tretë më katër ndeshje e lë Liverpulin në vendin e gjashtë.(d.f/Tpz.al)

[embed]https://youtu.be/D_EGXOG5d3o[/embed]