TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Lëvisjes Soclialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i kundërpëegjigj akuzave të Ramës, në lidhje të punësuarit nga ana e LSI-së në adminisratën publike.
“Kriminelët që Edi Rama ka zgjedhur për t’i patur në krah nuk kanë për ta mbrojtur dot. Epoka e sundimit të krimit te organizuar do të marrë fund. Më mire të kesh një infiermiere, një këngëtar, një mesues, një shtëpiake, një pensionist dhe një të papune për ta patur në krah, se sa një vrasës, një tutor prostitutash, një trafikantë armësh apo trafikantë droge që po drogojnë fëmijët e Shqipërisë.
“Është më e ndershme të kesh një të papunë ta kesh shok e mik, të rrish e të punosh me ta, se sa të jetosh me kriminelet që Edi Rama ka zgjedhur për të drejtuar Shqipërinë. Edi Rama mund të qeverisë shtëpinë e tij me kriminelët, por jo Shqipërinë”, - ishte reagimi i kryetares së LSI, gjatë një takimit me strukturat në Pogradec, duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të kryeminitrit Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste që u mbaj sot në Tiranë./d.f./TPZ.Al/