AKTUALITET, 7 Tetor 2017, 12:28

Rama prezanton zv.ministrat, spikat Artan Shkreli (Lista e Plotë)

Rama prezanton zv.ministrat, spikat Artan Shkreli (Lista e Plotë)

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot zëvendës-ministrat e rinj që do të shërbejnë në kabinetin ‘Rama 2’, ndërsa emri më i spikatur është ai i Artan Shkrelit, në Ministrinë e Energjitikës dhe Infrastrukturës.

Para se të prezantonte emrat, Rama hodhi akuza se në 27 vite, pozicioni i zv.ministrit është përdorur si qokë për të kënaqur partitë e vogla, aleate në qeverisje, ndërsa për herë të parë do t’i besohet njerëzve të kualifikuar. Krahas shumë emrave të rinj, në Ministrinë e Mbrojtjes rikonfirmohet zv. ministri aktual Petro Koçi.

Ja lista e plotë e 33 zëvendës-ministrave dhe ministritë ku do të shërbejnë:

Në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë :

Erjon Luçi

Albana Shkurta

Daina Sorrensen

Elton Haxhi

Në Ministrinë e Energjetikes dhe Infrastrukturës:

Enis Liko

Antin Bonati

Dorina Çinari

Artan Shkreli

Në Ministrinë e Brendshme do të kemi 4 zëvendësministra:

Rovena Voda

Julian Hodaj

Romina Kuko

Besford Lamallari

Në ministrinë e Evropës dhe Punës së Jashtme do të kemi tre:

Klea Maliqi

Etien Xhafaj

Artemis Dralo

Në Ministrinë e Mbrojtjes:

Petro Koçi

Ministria e Drejtësisë :

Toni Gogu

Teuta Vodo

Në Ministrinë e Shëndetësisë

Mira Rakacolli

Badhylka Kospiri

Iliana Bajraktari

Ardiana Jaku

Ministria e Arsimit

Besa Shahini

Ervin Demo

Kostandin Shkurti

Shpati Kolgega

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit 

Ornela Çuçi

Hajrulla Çeku

Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 

Dhimo Kote

Ermira Rusi

Ilir Halilaj

Roland Kristo

Ministria e Kultures 

Valbona Shujaku

TPZ.AL