TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Kryeministri dhe kreu i partisë Edi Rama, emëroi Taulant Ballën në këtë pozicion. Balla është deputet i qarku të Elbasanit dhe kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Emërimi i Ballës në këtë pozicion u prezantua nga kryeministri Rama, në fund të fjalës së tij, në Asamblenë e PS-së, ku publikoi edhe emrat e zv. ministrave të rinj.
"Pas dorëzimit të detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, nga ana e Gramoz Ruçit, ne kemi menduar se Taulant Balla është njeriu i duhur për të marrë këtë pozicion", u shpreh Rama.