AKTUALITET, 7 Tetor 2017, 12:51

Ja "super zv. ministrat" e kualifikuar të Ramës, që eklipsojnë ministrat

Ja "super zv. ministrat" e kualifikuar të Ramës, që

Kryeministri Edi Rama, prezantoi sot zëvendës ministrat e kabinetit të tij. Sipas traditës, kryeministri i prezantoi vetë të gjithë zëvendës ministrat, jetën e tyre dhe të gjitha arritjet profesionale. Ajo që bie në sy është se pjesa më e madhe e këtyre personave duket se janë të "super" kualifikuar dhe të ngarkuar me diploma të marra kryesisht  jashtë vendit. Rama renditi të gjithë shkollat, masterat dhe në ndonjë rast doktoraturat e këtyre zv. ministrave. Nuk dihet përse këta persona të tej kualifikuar nuk arritën postin pak më të lartë të ministrit.

Megjithatë kjo praktikë ekziston neë vendin tonë, ku zëvendësit duhet të jenë më të kualifikuar se shefat, sepse bëjnë punët e rëndësishme dhe delikate, ndërsa ministrat kanë detyrën po aq  të vështirë të zbatimit të direktivave të Ramës, që siç thotë populli kërkon edhe kjo "shkollë më vete" .

TPZ.AL