TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, emri i të cilit është lakuar si i përfshirë në ngjarjet kriminale të ditëve të fundit të qytet, nuk i ka shpëtuar ngacmimit të medias për këtë çështje. Teksa dilte nga Selia e PS-së, ku mori pjesë në Asamble, Sejdini u shpreh se nuk ka asgjë për të thënë dhe se gjithçka do ta thonë organet kompetente.
“Nuk kam asgjë për të thënë. Drejtësia do të thotë gjithçka, pasi ia kemi lënë në dorë asaj të merret me këtë çështje”, tha kreu i bashkisë Elbasan. Qazim Sejdini hodhi poshtë fjalët se kohët e fundit ruhet me eskortë, për shkak të kërcënimeve, duke thënë se kishte ardhur vetëm dhe nuk kishte badigardë.
TPZ.AL