TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetingu i paralajmëruar nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pritet të nisë me zëvendësimin e kokave drejtuese të Policisë së Shtetit, duke mos kursyer as atë të drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako.
Lajmin e raportuar nën rreshta nga gazeta “Sot”, e kanë konfirmuar burime konfidenciale të Ministrisë së Brendëshme. Sipas tyre tashmë gjithçka është gati për zbatim, kurse vetingu do të jetë hapi i parë i madh i nisjes së reformës që do të shoqërohet me pastrimin e rradhëve nga punonjësit e korruptuar e të paaftë profesionalisht.
“Vetingu është hapi i parë dhe do shërbejë për të konstatuar shkallën e inkriminimit dhe të korrupsionit brenda rradhëve të Policisë së Shtetit. Heqja dhe zëvendësimi i drejtuesve në detyrë do të jetë një tjetër hap po aq i madh pasi strategjia që do të aplikohet synon ngritjen e një Policie krejtësisht ndryshe nga e sotmja, një polici të standarteve perëndimore që nuk mund të bëhet nga drejtuesit në detyrë, pjesa dërmuese e të cilëve, sado të aftë të jenë nuk e kapërcejnë kufirin profesional periferik”, janë shprehur burimet konfidenciale. Duke shtuar se strategjia që do të ndiqet është konsultuar e ka marrë miratimin edhe të ndërkombëtarëve, specialistët e të cilëve e kanë asistuar hartimin e saj.
Madje vettingu së bashku me hapat që do të ndërmerren pas nisjes së tij kanë qenë temë bisede edhe në takimin e të hënës, midis ministrit Fatmir Xhafaj dhe ambasadorëve Lu e Vlahutin, përkatësisht përfaqësues të SHBA dhe BE-së.