AKTUALITET, 3 Tetor 2017, 17:47

Andi Bushati: Edi Rama u hedh biznesmenëve pasuritë publike si kocka

Andi Bushati: Edi Rama u hedh biznesmenëve pasuritë publike si kocka

Analisti Andi Bushati, duke folur në studion e lajmeve të News 24, u ndal tek koncesionet dhe mardhënia e Edi Ramës me biznesmenët dhe oligarkët në vend.

Bushati u shpreh se e përfytyron qeverinë e Edi Ramës, si mbledhje rreth një tavoline me biznesmenë dhe sipërmarrës të ndryshëm, ku Rama "u hedh biznesmenëve pasuritë publike si kocka".

Bushati tha se është e vështirë që Rama të ndalë koncesionet, pavarësisht paralajmërimit të FMN-së për rrezikun e tyre. Ai shtoi se rritja ekonomike nuk mund të arrihet me projektin e famshëm "1 miliardë euro".

Bushati u ndal edhe tek deklaratat e Ambasadorit Amerikan për krimin në vend, dhe u shpreh se zoti Lu e ka patur edhe më parë informacionin për situatën e krimit, por ai zgjedh të flasë sot, ose sepse kërkon të vendosë përballë përgjegjësisë qeverinë, ose sepse kërkon t'i tregojë publikut se qeveria nuk po e bën mire punën dhe i takon ambasadës të denoncojë problemet e kriminalitetit. / TPZ.AL/ 

 

 

 

AKTUALITET / 3 Tetor 2017, 09:10