TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Beogradit ka ndaluar dhe proceduar dy studentë, sepse kanë organizuar një protestë kundë Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç edhe pse protesta nuk kishte udhëheqës zyrtarë dhe ishte organizuar në rrjetet sociale.
Ministria e Brendshme e Serbisë, ndaloi studentët Pavle Terzic dhe Gavrilo Vucetic, për organizimin e protestave të paligjshme. Protestat e quajtura "kundër diktaturës", nisën që prej fitores së Vuçiç në 2 Prill të këtij viti.
Këto protesta kishin si kërkesë kryesore, që elita politike e drejtuar nga Aleksandër Vuçiç të largohet. Lëvizja kishte edhe disa kërkesa me karakter ekonomiko-social.
Gazetat pro qeveritare, kanë publikuar shkrime të shumta kundër protestave. Protestuesit kanë akuzuar edhe median shtetërore se ka shpërfillur protestat.
BURIMI: BALKAN INSIGHT / TPZ.AL