TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria U21 luan më 10 tetor ndaj Islandës për kualifikueset e Europianit dhe synimi në këtë ndeshje i kuqezinjve është fitorja.
Trajneri Alban Bushi ka dalë sot në konferencë për shtyp dhe ka folur për këtë përballje, ndërkohë që është publikuar edhe lista e lojtarëve që janë thirrur.
“Islanda është një ekip mjaft cilësor, por e mundëm një herë dhe mund t’ia dalim sërish, pavarësisht se Islanda niset favorite. Në 3 ndeshjet e para kam mbetur shumë i kënaqur nga ekipi. Është eksperienca ime e parë si trajner dhe e kisha pak me frikë, por kam pasur një ndihmë të madhe nga të gjithë dhe lojtarët kanë qenë fantastikë, ndaj kemi luajtur tre ndeshje shumë të mira. Meritonim më shumë, në aspektin e rezultateve, por futbolli i tillë është, ndonjëherë luan mirë e humbet dhe e kundërta”, deklaroi sot trajneri i Shqipërisë U-21.
Bushi flet për kampionatin tonë: “Kampionati ynë ka lojtarë interesantë, por ka ende nevojë të rritet në cilësi, edhe pse ka pasur rritje vitet e fundit. Kam grumbulluar disa lojtarë, ka edhe emra të tjerë të piketuar, por dua t’i grumbulloj për një miqësore në nëntor. Ndër këta emra është edhe Jurgen Bardhi, i cili është një lojtar i talentuar dhe është në planet e mia për të ardhmen”.
Bushi zbulon se së shpejti me kombëtaren do të bashkohen edhe dy talente nga Danimarka, të cilët luajnë me Vejlen, aty ku luan edhe Ylber Ramadani: “Mesfushorët Agon Muçolli dhe Arbnor Muçolli, vëllezër që luajnë te Vejle, 19 dhe 18 vjeç, së shpejti do të bëhet pjesë e kombëtares. Presim të marrin pasaportën shqiptare, pasi kanë shprehur gatishmërinë të luajnë për ne”.