TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aventura e Besnik Hasit në krye të të skuadrës së Olympiacos, nuk ka zgjuar shumë se 1 muaj e gjysmë. Strategu shqiptar ka qenë gjithë kohës rrethuar nga kritika të shumta nga tifozët dhe nga mediat, por sërish ka bërë një punë mjaft të mirë duke e kualifikuar ekipin grek në fazën e grupeve në Champions.
Presidenti i Olympiacos, Evangelos Marinakis ka folur në lidhje me shkarkimin e Hasit, teksa ka pasur një bisedë me një nga miqtë e tij.
Sipas “sports365”, presidenti ka deklaruar se ka gabuar me Besnik Hasin, duke qenë se duhet ta kishte shkarkuar atë që në momentin e parë pas humbjes me Sportingun, në ndeshjen e Champions League. Kështu ai do të kishte shmangur edhe humbjen në derbin me AEK.
Marianakis, është shprehur se nuk e ka pasur të vështirë për të gjetur zëvendësuesin e tij, teksa Lemonis sipas tij ishte zgjidhja më e mirë. Trajneri 57-vjeçar do ta rikthejë sërish skuadrën në rrugën e sukseseve, të paktën kështu mendon presidenti i Olympiacos.