SPORT, 29 Shtator 2017, 19:07

Zbulohen 5 “armiqtë” e Ancelottit që e larguan nga Bayerni

Zbulohen 5 “armiqtë” e Ancelottit që e larguan nga Bayerni

Uli Hoenes e ka bërë të qartë: “Ancelotti kishte 5 lojtarë kundër”. President i Bayernit e ka bërë të qartë problemin në dhomat e zhveshjes së bavarezve. Në Gjermani kanë nisur hipotezat e para se kush janë 5 emrat:

Arjen Robben- Nuk është një lajm i ri që ai ishte kundër zgjedhjeve taktike të Ancelottit. Lënia në stol në super ndeshjen ndaj PSG është edhe një konfirmim për marrëdheniet mes tyre.

Franck Ribery- ashtu si holandezi, ai u la në stol në ndeshjen e Championsit. Ai ka pasur jo pak herë përplasje me strategun Italian pas zëvendësimeve që bënte ky i fundit.

Muller- Një tjetër trajner i cili nuk e pëlqente aspak Italian. Ai madje ka dal kë edhe kundër tij me një deklaratë, teksa shprehu pakënaqësinë për mosaktivizimin e tij në disa ndeshje.

Boateng- Ai është një prej futbollistëve që nuk pati asnjë minutë në super ndeshjen ndaj Paris Saint-Germain. Strategu Italian nuk e pëlqen aspak rendimendin e tij dhe e kishte një zgjedhje të tretë apo të katërt.

Hummels? Lewandowski? Coman? Emri ipestë është një mister. Tri nga futbollistët e përmendur sipas “Kicker” nuk është se kanë patur raporte të mira me trajjnerin. Më i pakënquri mund të jetë sulmuesi polak, i cili shpesh herë e ka shprehur pakënaqësinë për stilin e lojës së Ancelottit.