TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar agjendën e ekipeve kombëtare për grumbullimet e radhës për muajin tetor. Institucioni më i rëndësishëm i futbollit shqiptar ka zbuluar programin e Kombëtares së parë për dy sfidat eliminatore ndaj Spanjës dhe Italisë.
Në datën 2 tetor, trajneri Christian Panucci do të publikojë listën me lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e radhës, ndërkohë që në vijim çdo ditë do të paraqiten dy lojtarë para mediave.
Strategu italian ka programuar që të dalë para mediave në datën 8 tetor, së bashku me kapitenin e skuadrës, një ditë para ndeshjes me Italinë.
Programi i plotë i kombëtares:
E HËNË, 2 TETOR
Konferenca për Shtyp e trajnerit te ekipit kombëtar A, Christian Pannucci
(Ora 10.00 në selinë e FSHF-së)
E MARTË, 3 TETOR
Konferenca për shtyp e dy lojtarëve të skuadrës kombëtare A të futbollit
(Ora 13.30, Tropikal, Durrës)
E MËRKURË, 4 TETOR
Konferenca për Shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar A të futbollit
E ENJTE, 5 TETOR
Konferenca për shtyp e trajnerit te ekipit kombëtar A, Ch.Panucci
(Nga Alicante, SPANJE, ora 18.15, në stadiumin “Rico Perez”)
E DIELË, 8 TETOR
Konferenca për shtyp e trajnerit dhe kapitenit të ekipit kombëtar A
(Ora 17.30 – Stadiumi “Loro Boriçi, Shkodër)
Në orën 18.00 është stërvitja. Vetëm 15 minutat e para, akses për mediat.
E HËNË, 9 TETOR
Ora 20.45, ndeshja zyrtare eleminatore SHQIPERI-ITALI.
(Pas ndeshjes, konferencat e zakonshme për shtyp)
E MARTË, 10 TETOR
Konferenca përmbyllëse pas dy ndeshjeve e trajnerit te ekipit kombëtar A, Christian Panucci
(ora 12.00, salla e konferencave për shtyp në FSHF)