SPORT, 29 Shtator 2017, 19:00

Panucci publikon listën zyrtare për Spanjën e Italinë, kthehen katër, grumbullohet edhe Ndoj

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Christian Panucci, ka bërë publike pak më parë listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet eliminatore me Spanjën dhe Italinë, që zhvillohen përkatësisht në datat 6 dhe 9 tetor.

Trajneri italian ka grumbulluar 26 lojtarë. Të gatshëm për sfidën me  Italinë do të jenë edhe futbollistët Mavraj, Roshi e Kukeli, të cilët janë të skualifikuar ndaj Spanjës. Rikthehen Sokol Cikalleshi, Taulant Xhaka, Ermir Lenjani dhe Ergys Kaçe.

Bie në sy thjirrja për herë të parë e Emanuele Ndojit, lojtar që aktivizohet me Breshian në Itali. Ja lista e plotë: