TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bazeli i Taulant Xhakës shkatërroi Benfikën të mërkurën në mbrëmje, duke shënuar plot 5 herë në portën e portugezëve të njohur. Një fitore e madhe kjo, ndërkohë që një tjetër shqiptari po me Bazelin, por me atë të 19-vjeçarëve, i ka ikur fitorja nga duart në kohën shtesë.
Bazeli U-19, që merr pjesë në UEFA Youth League, në fazën me grupe, drejtohet nga Arjan Peço, ish-lojtari i Dinamos dhe Kombëtares së Shqipërisë. Trajneri kolonjar ka disa vite që punon në akademinë e Bazelit dhe tani po drejton me sukses ekpipin e të rinjve, që udhëhiqte 2-1 ndaj Benfikës deri në minutën e 92-të, kur rezultati u barazua.
Në ndeshjen e parë në grup ndaj Mancester United, skuadra e Peços u mund 4-3 dhe pas dy ndeshjesh mban vendin e tretë në grup, por dallohet për numrin e lartë të golave të shënuar, plot 5 në dy ndeshje.
Në faqen zyrtare, klubi zviceran vlerësonte paraqitjen e ekipit të të rinjve, ku duket se janë disa lojtarë me origjinë shqiptare, por me nënshteësi zvicerane. Të tillë janë Isufi, Lokaj, Pukaj e Rashiti.
Arjan Peço është një nga emrat e suksesshëm të trajningut në Zvicër dhe nuk do të jetë aspak çudi që në një të ardhme të afërt mund të shohim në drejtim të ndonjë kombëtare moshash, pasi puna e tij po vlerësohet mjaft. Për të mos thënë që ndonjë ofertë kuqezi mund ta ketë marrë që tani.