SPORT, 29 Shtator 2017, 19:09

Ja tri arsyet pse italianët e konsiderojnë historike Shqipëri-Itali

Ja tri arsyet pse italianët e konsiderojnë historike

Shqipëri-Itali konsiderohet nga Federata Italiane e Futbollit si një ndeshje historike për kombëtaren “axurre”.

Kjo për faktin se, takimi në “Loro Boriçi” të Shkodrës (9 tetor) do të jetë ndeshja e 800 e Kombëtares italiane, por në të njëjtën kohë edhe e para që do të luhet në Shqipëri, pas dy precedentëve të luajtur në vitet e fundit në Itali.

Ndeshja ka brenda dhe një sfidë brenda sfidës, pasi Italia do të ketë përballë një njohje të vjetër e futbollit Italian dhe Kombëtares së vendit fqinj: Kristian Panuçi, i cili në muajin korrik pasoi Xhani De Biazin në bankinën e Shqipërisë.

Kjo do të jetë hera e 14-të që Italia do të përballet me një kundërshtar te drejtuar nga një trajner italian.

Më parë ajo është ndeshur me këta trajnerë: Foni (Zvicër, 4 herë), Trapatoni (Iralndë, 4), Ghedin (Malta, 4), Zakeroni (Japoni, 1) dhe De Biazi (Shqipëri, 2).

Më 9 tetor do të jetë radha e Kristian Panuçit, i cili me fanellën “axurre” ka konsumuar 57 paraqitje, ka shënuar 4 gola dhe ka fituar dy tituj Europianë me moshën U-21.