SPORT, 29 Shtator 2017, 18:56

U shkarkua nga Bayern Munchen, Ancelotti emocionon me postimin në Twitter

U shkarkua nga Bayern Munchen, Ancelotti emocionon me postimin në Twitter

Carlo Ancelotti u shkarkua dje nga Bayern Munchen. Trajneri italian i dha “lamtumirën” klubit më të titulluar në Gjermani pas disa rezultatesh të dobëta.

Sot, ai ka folur pas largimit të tij nga Bayern, jo përmes mediave, por përmes një statusi në llogarinë e tij në Twitter.

Një mesazh “lamtumire” emocionues, i shkurtër, por prej një zotërie të vërtetë.

“Ishte nder i madh për mua që u bëra pjesë e historisë së Bayern Munchen. Falënderoj drejtuesit, lojtarët dhe tifozët e mrekullueshëm”, shkruan Ancelotti, që e mbyll mesazhin e tij me sloganin e Bayern Munchen: “Mia san Mia” (Unë jam Unë).