TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sikur të mos mjaftonin ngjarjet kriminale në vend edhe numri i vetvrasjeve po rritet në mënyrë shqetësuese dhe të vazhdueshme. Ditën e sotme një 44-vjeçare nga qyteti i Përmetit Vasilika J., i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Gruaja ka dalë nga shtëpia për të shkuar në dyqan dhe nuk është kthyer më. Familjarët e shqetësuar i janë drejtuar forcave të rendit dhe vetëm pas disa orë kërkimesh është gjetur trupi i saj i pajetë. 44 vjeçarja ka zgjedhur një mënyrë të dhimbshme duke u hedhur nga një shkëmb buzë lumit Vjosa.
Nga hetimet paraprake rezulton se, në gjendje depresioni, gruaja është hedhur nga shkëmbi në lumë.
Burime nga policia konfirmojnë se gruaja kurohej prej kohësh nga depresioni, por së fundmi gjendja e saj ishte rënduar. Në këto kushte ajo e ka pasur të pamundur përballimin e situatës dhe ishte mbyllur në vete, dhe vazhdimisht reflektonte mërzi.
Policia bën të ditur se ia ka referuar materialet Prokurorisë së Përmetit për vlerësim.
Ja njoftimi i Policisë për ngjarjen
“Më datë 02.10.2017, në lumin Vjosë, është gjetur e mbytur pa shenja dhune, shtetasja V.J vjeç 44, banuese në Përmet. Nga veprimet e kryera rezulton se, në depresion, pranë qytetit, është hedhur nga shkëmbi në lumin Vjosë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet”, njofton policia e Përmetit.
TPZ.AL