TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas skandalit që shpërtheu se radarët detarë të Ministrisë së Mbrojtjes nuk funksionojnë, titullarja e këtij dikasteri zonja Olta Xhaçka ka gjetur një mënyrë të re për të mbuluar skandalin. Sipas Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka në bashkëpunim me SHBA do të vendoset radari i vëzhgimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë.
Skandalin për mosfunksionimin e radarëve detarë e bëri të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako. Në një letër të drejtuar shefit të tij Dritan Demiraj kryepolici nxjerr bllof ministrinë e mbrojtjes.
“Në mjaft raste përfaqësuesit e policisë kanë kërkuar kthimin mbrapa të sistemit për ngjarje, me orare dhe data konktrete, të lëvizjes së mjeteve lundruese të konstatuara nga shërbimet e policisë, por në asnjë rast në sistem nuk ishin evidentuar dhe nuk u gjetën gjurmë të dhënat, megjithëse mjetet lundruese të kapura nga Guardia di Finanza në Itali kanë qenë me përmasa që duhet të ishin zbuluar, identifikuar nga ky system”, – shkruan drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Deklaratat ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i bëri priti këtë të martë në një takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, Antoni Macierewiç.
Ministrja shqiptare theksoi se, me aktin normativ të miratuar në Kuvend qeveria ka rritur buxhetin për mbrojtjen. “Bëhet fjalë për 400 milionë lekë shtesë në buxhetin e vitit 2017, që do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura”, tha Xhaçka. Sidoqoftë këto lekë janë ende larg kufirit dhe shumës që Shqipëria ka detyrim të paguajë për mbrojtjen si vend anëtar i Natos.
TPZ.AL