TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një makinë është gjetur e djegur në orët e para të mëngjesit të së martës në Vlorë. Ka qenë një telefonatë në sallën operative që ka sinjalizuar policinë e qytetit bregdetar, se mjeti ndodhej i shkrumbuar në lagjen “24 Maji”.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, agjentët kanë konstatuar se bëhet fjalë për një “Mercedes Benz” me targë “AA 131 RX”, pronë e shtetasit me inicialet A.L, 30 vjeç. Një grup hetimor i ngritur po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.