TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Maqedoni për një vizitë zyrtare pune, ndërsa është takuar edhe me kryeministrin vendas, Zoran Zaev. Rama bisedoi me kryeministrin maqedonas në lidhje me rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare.
Për të intensifikuar këtë bashkëpunim, dy kryeministrat ranë dakord që në muajt e ardhshëm, të bëhet edhe një takim i përbashkët mes dy qeverive. Hartimi i axhendës së takimit i është lënë në dorë ministrive të jashtëme respektive, të cilat do të përcaktojnë edhe kohën e vendin mbledhjes së përbashkët.
Rama po merr pjesë edhe në samitin rajonal me fokus biznesin dhe ndërveprimin ekonomik mes vendeve, i cili po mbahet në Shkup.