TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazeta lokale e Alaveshit, “El Correo”, i ka kushtuar një portet interesant Xhani De Biazit, trajnerit të ri të Deportivo Alaveshit, duke theksuar faktin se ai njihet si trajner që shpëton ekipet e rrezikuara.
“Tekniku italian, 61 vjeç, shpëtoi dy herë nga rënia Torinon dhe një herë Udinezen, por jo Levanten, ekipin me të cilin e drejtoi në 25 takime me një bilanc prej 6 fitoresh, 3 barazime dhe 16 humbjesh”, shkruan gazeta spanjolle.
“Trajneri veteran translpin firmosi kontratën për një sezon, me opsionin për një të dytë në funksion të rezultateve, me klubin “albiazul” gjatë natës së të enjtes. Gjatë karrierës së tij si trajneri i Shqipërisë, ishte protagonist i suksesit më të madh sportiv të vendit ballkanik në kualifikimin për herë të parë në Kampionatin Europian në historinë e tij”.
Gazeta theksin faktin se, Xhani De Biazi ka një eksperiencë 27-vjeçare si trajner. Italo-shqiptari ka drejtuar për herë të parë një ekip spanjoll, Levanten në sezonin 2007-2008.
Alavesh ndodhet në vendin e parafundit në Primera Division me zero pikë, pesë humbje në po aq ndeshje.
