SPORT, 23 Shtator 2017, 17:35

Vllaznia luan me barkun bosh, lojtarët e kanë mendjen te rrogat

Vllaznia luan me barkun bosh, lojtarët e kanë mendjen te rrogat

Barazim i thatë i Vllaznisë me Luftëtarin (0-0) në një ndeshje shumëtë varfër në Gjirokastër.

Një ecuri jo mirë e shkodranëve në tri javët e para, në një moment delikat për kuqeblutë.

Çështja është financiare.

Futbollistët kanë muaj që nuk paguhen. Këtë e pranoi edhe trajneri Armando Cungu .

Nuk është e lehtë ta bindësh një futbollist të vijë te Vllaznia. Janë larguar 12 lojtarë dhe kanë ardhur 6. Kemi mangësi. Nuk është situatë e mirë, jo për mosdashje të drejtuesve të Vllaznisë. Unë kam dalë garant për këtë pjesë. Një vonesë kaq e gjatë nuk ka bërë vaki”, – tha tekniku kuqeblu.

 

Të pakënaqur janë dhe futbollistët.

“Çështja e pagave është disi problem, sepse ka njerëz që duan të mbajnë familjen me ato rroga. Ne kemi pasur edhe një takim me kryetaren e bashkisë së Shkodrës dhe na ka siguruar që do të paguhemi në fund të këtij muaji”, tha mesfushori 21-vjeçar, Ardit Krymi.

Vllaznia është një klub që jeton tërësisht me fondet e Bashkisë së Shkodrës, madje kryebashkiakja Valtona Ademi është dhe presidentja e klubit më të vjetër në Shqipëri.