SPORT, 30 Shtator 2017, 18:50

Premier Ligë, poker i Mançesterit dhe i Totenhemit (VIDEO)

Mançester Junaitid i Zhoze Murinjos është i pandalshëm këtë fillim sezoni në Premier Ligë. “Djajtë e Kuq” shkatërruan 4-0 Kristal Pallas.

Autorë të golave: dopjetë e Fellainit, Mata dhe Lukaku. Fitorja e gjashtë në shtatë ndeshje, 21 gola të realizuar.

 

Edhe Totenhemi fitoi po 4-0, por në transfertë ndaj Hadërsfilld Taun: Keinë realizoi një dopjetë, ndërsa “pokerin” e londinezëve e kompletuan Dejvis dhe Sisoko.

Në ndeshjet e tjera, Bournemouth barazoi pa gola me Leistër Sitin; Stok Siti fitoi 2-1 me Southemptonin (asist i Xherdan Shaqirit ), Uest Bromuiçi barazoi 2-2 me Uatfordin dhe Uest Hemi fitoi 1-0 me Suonsin.