AKTUALITET, 16 Nëntor 2017, 09:21

Shira të dendur dhe përmbytje, këto janë zonat më të rrezikuara për sot

Mëngjesi i ditës së sotme ka nisur me shi të dendur  pothuajse në  të gjthë  zonat e vendit, dhe si pasojë e intensitetit të  tyre, priten  probleme me reshjet në disa zona sipas Institutit të Gjeoshkencave.

Kështu për ditën e sotme, sipas këtij parashikimi, do të ketë reshje, në disa zona edhe me shtrëngata, ndërsa në Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë moti parashikohet të jetë i rrezikshëm dhe me fenomene të pazakonta hidro-meteorologjike.

Në mesditën e sotme, për shkak të intensitetit të reshjeve, ekziston mundësia për përmbytje lokale në qarqet Korçë dhe Vlorë.

Shtrengata shiiu do të ketë ne Dibër, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Kujdes edhe nga rreshqitjet e dheut, pasi Gjeoshkencat parashikojne probleme ne disa zona, sipas tabelave të mëposhtme.