TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Petoq në Fan të Mirditës. Një 15-vjeçar ka vrarë nga pakujdesia vëllain e tij 3 vjet më të vogël ndërsa ishin duke kullotur bagëtinë në mal.
Autori është E.T. 15 vjeç dhe viktima D.T. 12 vjeç. Mendohet se fëmijët kanë patur një automatik.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se E.T. ka vrarë nga pakujdesia vëllain e tij. Arma e zjarrit automatik si dhe 2 gëzhoja janë gjet në vendngjarje. Ato janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjeko – ligjore. Autori i dyshuar, babai i tij dhe disa persona të tjerë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë ku po pyeten për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.