AKTUALITET, 15 Nëntor 2017, 15:13

“Lamtumirë PAOK!”, Kaçen e huazojnë në janar te...

“Lamtumirë PAOK!”, Kaçen e huazojnë në janar

Me vetëm katër paraqitje si titullar gjatë këtij sezonit te PAOK-u, është e qartë se Ergys Kaçe nuk është në planet e Razvan Luçeskut.

Mesfushori shqiptar ishte ndër titullarët e skuadrës greke, por trajneri rumun nuk e ka shumë për zemër lojtarin e Kuqezinjve.

Ndeshja e fundit e korçarit daton, më 16 shtator, në një fitore 1-0 ndaj Panatailikosit, dhe qysh atëherë Kaçe e ka ndjekur skuadrën nga stoli.

Sipas portalit grek, Sportdog.gr, tashmë është e qartë se Kaçe duhet të kërkojë një destinacion të ri.

Në janar ai pritet të huazohet në një skuadër të re dhe të rikthehet te PAOK-u pas mbarimit të sezonit aktual.

TPZ.AL