AKTUALITET, 15 Nëntor 2017, 20:22

Tentoi të futej pa dokumente në Greqi, arrestohet shqiptari me precedentë penalë

Tentoi të futej pa dokumente në Greqi, arrestohet shqiptari me

Tentoi të futej pa dokumente në Greqi, por fati ishte kundër tij.

Një shqiptar 53-vjeçar që po drejtonte një makinë u ndalua nga policia greke gjatë një kontrolli rutinë në Arta, pasi kishte në mjetin e tij një tjetër bashkëkombës të tij 40-vjeçar, i cili pas kontrollit rezultoi jo vetëm pa letra udhëtimi, por rezultoi edhe në dëbuar nga shteti helen.

Sipas portalit grek, Candianews.gr, të dy shqiptarët dolën përpara Gjykatës së Shkallës së Parë në Arta, ndërkohë që 40-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u transferua në Athinë, pasi akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

TPZ.AL