AKTUALITET, 15 Nëntor 2017, 17:33

Foto /Katastrofë natyrore në Greqi

Foto /Katastrofë natyrore në Greqi

 

Është përkeqësuar bilanci i jetëve të humbura pas përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia e madhe në Greqi.

Mediat fqinje  bëjnë me dije se deri tani janë shënuar 14 viktima.Qytetet më të dëmtuara nga stuhia e fuqishme janë ato të  Mandrës, Nea Peramos dhe Megara, rreth 27 km në perëndim të Athinës.

Raportet e mediave greke thonë se shumë prej të vdekurve ishin njerëz të moshuar, trupat e të cilëve u gjetën brenda shtëpive të tyre.

Për ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri grek Alexis Tsipras, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për këtë fatkeqësi natyrore, por edhe jetët e humbura.

 

 

[gallery columns="1" ids="20962,20961,20960,20959,20958,20957,20956,20950,20949,20942,20943,20944,20951,20952,20945,20953,20946,20947,20954,20948,20955,20941,20940,20939"]