TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lotët e Xhanluixhi Bufonit në përfundim të ndeshjes Itali-Suedi (0-0), që solli edhe moskualifikimin e “axurrëve” në Botërorin “Rusi 2018” prekën një popull të tërë.
Pas asaj humbje kapiteni Italisë i tha lamtumirë Kombëtares italiane pas 175 ndeshjesh.
Për ta “ngushëlluar” portierin veteran të Juventusit ishte në radhën e gjatë edhe Thomas Strakosha.
Gardiani shqiptar i Lacios, i konsideruar si pasuesi i Xhixhit te kampionët e Italisë, i dërgoi një mesazh inkurajimi idhullit të tij.
“Nuk e meritoje kë të fund me Kombëtaren... je dhe do të qëndrosh gjithmonë më i miri”, ishte mesazhi i Strakoshës i publikuar në rrjetin social “Instagram”.
TPZ.AL
