AKTUALITET, 15 Nëntor 2017, 17:52

Kundër mafies së marijuanës: në Shqipëri, aty ku kanabisi dhe krimi lulëzojnë

 

Nga Philipp Grüll dhe Karl Hoffmann / Përgatiti: TPZ.AL (d.f)

Kultivimi dhe kontrabanda e kanabisit është një biznes, një miliardë dollarësh për mafien shqiptare. Shqipëria është bërë një nga prodhuesit më të mëdhenj të drogës në botë, e favorizuar nga korrupsioni, drejtësia e dobët dhe varfëria e përhapur gjithandej. Nën presionin nga Bashkimit Europian, qeveria  deklaroi luftë ndaj mafias së kanabisit. Por, a do ketë sukses?

Në Shqipëri njerëzit janë të varfër në shumë fusha, standardi i jetesës është jashtëzakonisht i ulët, gjithçka mungon. Dhe megjithatëe për disa vitesh në Shqipëri mbizotëron një luks i madh.  I financuar nga një industri e paligjshme miliarda-dollarëshe.

Kryeministri fillon ofensivën e parë

[caption id="attachment_20969" align="alignleft" width="400"] Marihuanë e kapur[/caption]

Fuqia e mafias kanabis është e pafund. Por kësaj do t’i jepet fund shpejt - kur është fjala për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai qeveris që nga viti 2013 dhe ka deklaruar zyrtarisht se dëshiron të "pastrojë" gjithçka. Në qershor 2014 pati një konfrontim të parë të hapur midis shtetit dhe mafies - në Lazarat, një fshat në jug të vendit. Sipas fjalëve të tij, Rama fitoi mbi bosët e drogës. Pas pesë ditës rrethimi të, policiia kapi më shumë se 70 ton marihuanë dhe shkatërroi 133,000 bimë, pati një dyzinë të arrestuarish. Aksioni u ndërrmor, pak kojë përpara vendimit të Bashkimit Europian, nëse Shqipëria do të  bëhej kandidate apo jo.

Vendi i shkatërruar, prodhimi i drogës vazhdon i pakontrolluar

Natyrisht, bosët e drogës nuk u kapën gjatë aksionit. Vetëm disa fermerë, familjet e të cilëve jetonin me kultivimin e kanabisit përfunduan në burg. Fshati Lazarat - i quajtur në media si qendra e kanabisit - është sot i shkatërruar. Papunësia këtu është shumë më e lartë se në pjesën tjetër të Shqipërisë - dhe atje është tashmë 14 për qind. Dhe për t'i bërë gjërat edhe më keq, objektivi i zvogëlimit të dukshëm të tregut të drogës qartësisht mungoi. Prodhimi i kanabisit vazhdoi i pafrenuar në 2015 dhe 2016. Këtë vit, qeveria shqiptare njoftoi përsëri një plan veprimi - përsëri nën presionin e BE-së. Vetëm nëse bosët e drogës janë efektivisht të luftuar, mund të ketë negociata për anëtarësim me Shqipërinë. Një punë e vështirë.

Plani i veprimit me buxhet të ulët

[caption id="attachment_20970" align="alignleft" width="400"] Kontroll nga ajri[/caption]

Vetëm në muajt e parë të 2017, rreth 20 ton marihuanë u konfiskuan në Detin Adriatik pranë Barit, pika më e afërt midis Shqipërisë dhe Italisë. Po aq sa në vitin 2016 në rajonin e Pulias. Kjo ishte meritë e një nësie prej 200 rojesh të armatosur rëndë të Rojes Bregdetare, ë cilët kërkojnë kontrabanistët që përdorin gomone me motorë të shpejtë.

 

 

[caption id="attachment_20971" align="alignleft" width="400"] Kontroll nga deti[/caption]

Disa muaj më parë, policia shqiptare gjithashtu filloi të bënte mbikëqyrje ajrore - por me mjetë shumë të varfra. Veçanërisht në zonat e largëta malore kanabisi nisi të kultivohej. Fushat mund të zbulohenshin vetëm nga ajri. Pas rizgjedhjes së sukseshem në muajin qershor, kryeministri Rama dëshiron që më në fund të pastrojë biznesin ilegal të drogës. Viti 2017 duhet të mbahet mend si viti në historinë e Shqipërisë, ku mafias së kanabisit i erdhi fundi.

Hetime serioze?

E gjitha kjo duket si një ofensivë e madhe. Por jo të gjithë besojnë në seriozitetin e tyre. Ata që ishin shumë të zellshëm kundër mafies së drogës patën probleme me udhëheqjen e policisë dhe duhet madje në fund të iknin nga Shqipëria - si oficeri i antidrogës Dritan Zagani, i cili ishte në ndjekje të një çështjeje të nxehtë të kanabisit. Tani ai jeton në Zvicër në azil. Kjo do të thotë që edhe oficerë të lartë të policisë janë të përfshirë në trafikun e drogës.

Tregu i kanabisit mbetet i pakontrollueshëm

[caption id="attachment_20974" align="alignleft" width="400"] Djegia e kanabisit[/caption]

Megjithatë, plani i veprimit më i fundit i qeverisë duket se ka pasur sukseset e tij të para. Fotot e fundit të ajrit tregojnë një hapësirë më pak të kultivuar të kanabisit. Por kjo – për njohësit e problemit - është më tepër për shkak të stoqeve të mëdha të mafias. Kështu, policia vazhdon të arrestojë veçanërisht fermerët e vegjël - hallka më e dobët në zinxhirin e drogës. Paratë e mëdha bëhen nga mbështetësit. Dhe ata nuk janë kapur. Në fakt, shtrirja e plotë e tregut shqiptar të kanabisit nuk është e menaxhueshme.

Një problem politik

Kanabisi dhe Shqipëria - kjo është historia e fermerëve të varfër, mafias dhe korrupsionit. Por mbi të gjitha, kanabisi është këtu një çështje politike.

Dokumentari me titull: "Kundër mafies se marihuanës: atje ku kanabisi dhe krimi lulëzojnë” u shfaq sot nga televizioni publik gjerman me qendër ne Munih. TV Bavaria (BR) është pjesë e rrjetit publik të Gjermanisë, ARD. Xhirimet janë kryer në verën e 2017-ës, pa shpërthyer ende çështja “Habilaj”.

Nga Philipp Grüll dhe Karl Hoffmann / Përgatiti: TPZ.AL (d.f)