TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndodh edhe kështu në Gjermani!
Një shqiptar 26-vjeçar nuk paguan dot gjobën e vënë nga policia, dhe përfundon në... burg.
Një patrullë e policisë gjermane kreu një kontroll rutinë të një grupi prej katër personash që mbërritën në stacionin e qytetit të Flensburgut (në veri të Gjermanisë) me tren nga Danimarka.
Lajmi jepet nga portali i revistës së madhe gjermane, Focus.de.
Nga verifikimet e mëtejshme, një shqiptar 26-vjeçar rezultoi se për të kishte një mandat arresti. Prokuroria e kërkonte atë për vjedhje.
Por, meqenëse shqiptari nuk mund ta paguante dot gjobën prej 667 eurosh, atëherë ai pasi doli përpara trupit gjykues të Flensburgut, përfundoi në një burg 30-ditor.
TPZ.AL