AKTUALITET, 15 Nëntor 2017, 18:48

Tavo i Luftëtarit: Arbitrat të degjeneruar, tërhiqemi nga kampionati

Tavo i Luftëtarit: Arbitrat të degjeneruar, tërhiqemi nga

Grigor Tavo, presidenti i Luftëtarit, pas humbjes 3-2 me Teutën akuzoi gjyqtarin Blerim Ziri, ndërkohë që tregoi se i kishin thënë se do të humbnin ndeshjen.

Në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas goli” në Supersport deklaroi: “Nuk dua ta komentoj çfarë estrade ka ndodhur sot. Nuk është hera e parë, pasi ka filluar që vjet. Nëse kanë marrë vendim për të na hedhur nga kategoria, e bëjmë ne para se ta bëjnë ata. Nuk e di çfarë duhen këto arbitra, janë të degjeneruar. Nuk mund t’i bien bilbilit si në Gjirokastër”

“Ne na kanë masakruar këto bastardë që na vijnë, këto gjyqtarë. Dje më tha një mik që jemi të humbur. Do të marrim vendimet tona. Kjo nuk duhet të ndodhë në asnjë vend, pasi investohen miliona lekë. Nuk është në interes të Dukës dhe të askujt që të shohim bastardë të tillë. Do ta diskutojmë se çfarë vendim do të marrim. Ka mundësi që të tërhiqemi nga gara. Donatorët janë larguar dhe tribunat janë bosh. Ose do të tërhiqemi ose do e prishim ne kampionatin. Jemi duke marrë vendime shumë të pjekura që do i shfaqim në ditët në vijim”.

“Ne do të fusim lojtarë të rinj. Kjo është prishje e kampionatit. Nuk duan të fortin në fushë, por ata nga jashtë. Pse duhet mbajtur Luftëtari kur donatorët janë larguar dhe tifozët janë larguar. Nuk jemi favorizuar asnjëherë nga gjyqtarët. Si me Kukësin si me Vllazninë jemi dënuar”.