AKTUALITET, 16 Nëntor 2017, 08:29

Policia për drejtuesit e automjeteve : Nga sot do të dënoheni nëse...

Policia për drejtuesit e automjeteve : Nga sot do të dënoheni

Policia ka filluar aksionin për të  kontrolluar shoferët nëse janë të përgatitur për sezonin e dimrit, periudhë kjo ku ndodhin shumë aksidente për shkak të motit.

Dje njësiti për kontrollimin e shoferëve nëpër autostrada nuk vendosi gjoba. Por, bëri të ditur se nga sot  (e enjte, 16 nëntor) do të fillojnë dënimet për drejtuesit e automjeteve.

Me ardhjen e stinës së dimrit, rrezikshmëria në qarkullim rritet, ndaj policia i bëri thirrje qytetarëve të jenë më të kujdesshëm dhe të përgatitur me pajisjet e nevojshme dimërore.

“Një pjesë jo e madhe nuk e dinë se sot ka filluar sezoni dimëror. Por, ne kemi marrë një aksion edhe sot, edhe ditëve paraprake, për informim të qytetarëve, dhe të vetëdijesimit të tyre se prej datës 15 nëntor fillon sezoni dimëror, dhe mjetet e tyre duhet të jenë të pajisura me pajisje dimërore, në mënyrë që të parandalohen aksidentet”, ka thënë Argjend Gashi, toger në njësitin për kontroll në autostrada.