TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Donjet Shkodra është pa dyshim një ndër ish-ët më interesantë të përballjes Flamurtari – Skënderbeu. Mesfushori në një prononcim për shtyp është shprehur se ka kaluar mirë në Vlorë por tani i përket Skënderbeut dhe do bëjë maksimumin për të nderuar fanellën bardhekuqe.
“Kam kaluar një vit të mirë, njerëzit më kanë respektuar shumë por unë do të jap më të mirën për Skënderbeun dhe ta nderoj këtë fanellë”.
SFIDA – “Nga viti i kaluar Flamurtari ka bërë shumë ndryshime. Stafi ka qëndruar e po ashtu dhe disa lojtarë, pjesa tjetër ka ndryshuar shumë. Skënderbeu mendoj që është shumë më lart se ekipet e tjera në këtë sezon. Gjithsesi, parashikoj një ndeshje shumë të vështirë në Vlorë”.
NGARKESA FIZIKE – “Lodhja mund të ndikojë për lojtarët që kanë luajtur me kombëtaret, por ne kemi futbollistë të tjerë. Të shohim cfarë do të ndodhë, sepse pjesëmarrja me kombëtaren mund të ketë efekt pozitiv”.