TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazeta serbe "Danas", ka publikuar një artikull, ku pretendohet se mes Serbisë dhe Kosovës ka negociata për shkëmbim territori. Gazeta pretendon se ky informacion ka ardhur nga qarqe diplomatike dhe se kryeministri Rama, është ndërmjetës në këtë proces.
Ideja e shkëmbimit të territorit mes Serbisë dhe Kosovës, shihet në disa qarqe, si një zgjidhje për problemin e Kosovës dhe për njohjen eventuale të saj nga Serbia.
Sipas gazetës, kjo ide "është për momentin kundër çdo hapi që komuniteti ndërkombëtar ka hedhur në Kosovë për 30 vite".
Danas thotë se "burime diplomatike spekulojnë se ekzistojnë dokumenta lidhur me shkëmbimin e territorit që qarkullojnë në disa qarqe".
Burimet e cituara, sigurojnë se Bashkimi Europian, nuk do të ishte kundër kësaj nisme nëse ajo do të sillte njohjen e Kosovës.
Burimi: danas.rs / TPZ.AL