TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh se në 100 ditë do të përcaktohet fizionomia e qeverisjes së vendit. Kryeministri preku çështjet kryesore të mirëqeverisjes, siç janë pastrimi i administratës, zgjedhja e njerëzve të duhur në funksionet drejtuese dhe krijimi i kushteve të duhura për funksionimin e organeve të Vettingut.
Para prezantimit të zëvendës ministrave të rinj, kryeministri akuzoi se në 27 vite ky post është përdorur pë të bërë qoka partish.
“Në 27 vite postet e zëvendws-ministrave kanë shërbyer si qoka ndaj partive të vogla, pa u shqetësuar aspak për kualifikimin e tyre. Për herë të parë në këto vite demokraci, ne kemi përzgjedhur në këto pozicione njerëz me CV-në e duhur për t’i shërbyer realisht institucioneve ku do të punojnë” u shpreh Rama.