AKTUALITET, 7 Tetor 2017, 12:25

Edi Rama: Kemi gjetur punonjës të paaftë dhe këngëtarë në AKBN

Edi Rama: Kemi gjetur punonjës të paaftë dhe

Kryeministri Edi Rama, duke folur në Asamblenë e Partisë Socialiste, në një nga hotelet e kryeqytetit, bëri një përshkrim jo vetëm të objektivave të qeverisë por edhe vlerësoi disa nga institucionet e vendit. Rama u ndal tek Agjensia e Kombëtare e Burimeve Natyrore, dhe  u shpreh se në këte institucion ka gjetur këngëtarë si punonjës.

Kemi gjetur këngëtarë në Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Kuptohet këngëtarë të dështuar"

Konstatimi i Ramës mund të jetë me vend, sepse sigurisht kryeministri ka informacione të detajuara për këto punë, por ajo që bën përshtypje është se Rama u ndal kryesisht tek insitucione të drejtuara nga aleatët e tij, LSI apo PDIU.

Rama sulmoi gjithashtu AKU-në, drejtorin e të cilit e shkarkoi para pak ditësh.

TPZ.AL