SPORT, 30 Shtator 2017, 15:25

Cikalleshi shënon në Turqi, Osmanlispor realizon tripletë

Cikalleshi shënon në Turqi, Osmanlispor realizon tripletë

Sokol Cikalleshi është ai i zakonshmi, jep gjithçka e shënon kudo që të luajë, mjafton që t’i jepet shansi. Pas Akisarit, tashmë shansin ia jep Osmanlispori, që po korr frytet, sepse sot skuadra nga Ankaraja fitoi 3-0 ndaj Kasimpashas.

Cikalleshi luajti nga minuta e parë dhe në minutën e fundit të pjesës së parë gjeti golin e dytë të ndeshjes, duke siguruar fitoren, ndërsa u bë një pikë referimi në sulm. Një sukses me rëndësi të jashtëzakonshme, i pari në kampionat për këtë sezon që ka nisur shumë keq për Osmanlisporin.

Pas Akisarit, Cikalleshi ka për detyrë të ngrejë në renditje ekipin nga Ankaraja, ndërsa po tregon se është në formë të shkëlqyer edhe për kombëtaren shqiptare, ku është rikthyer pas mungesës në dy ndeshjet e fundit.