AKTUALITET, 16 Nëntor 2017, 10:33

Rrëfehet Spartak Braho: Ja e vërteta e “çantës së zezë”

Rrëfehet Spartak Braho: Ja e vërteta e “çantës

Spartak Braho e konsideron një gabim të rëndë të LSI-së refuzimin e koalicionit me PS në zgjedhjet e fundit.

“Sic dihet ne zgjedhjet e vitit 2017 te dy forcat politike hyn me vehte ne zgjedhje. LSI-ja e refuzoi koalicionin me PS-ne.

Pavarsisht arsyeve per mendimin tim LSI-ja gaboi rende ne kete pozicionim.  

Ambjentet dhe rrethet e kontaminuara perqark dy lidereve natyrisht qe ndikuan negativisht” – thotë Braho për gazetën Dita.

Braho mendon se ndarja PS-LSI tashmë është e pakthyeshme

I pyetur gjatë intervistës në Dita për të famshmen “çantë e zezë”, Spartak Braho nuk i shmanget përgjigjes:

”Çanta” e zeze qe ende kujtohet, ka patur simboliken ne kontekstin  nje ngjarje te caktuar, siç ishte çështja “Meta-Prifti” ose “7 apo 700”. Ne ate proces hetimor e gjyqesor u luftua me filmime dhe antifilmime, me pergjime e anti pergjime, me intriga e falsifikime.

U implikuan goxha aktore, personazhe politike e biznesmene me historira, karaktere nga me mostruozet. I angazhuar per te ndihmuar ne sqarimin e situates ne nje emision Opinion une isha i pranishem se bashku me materialet dhe ekspertizen e nevojshme sqaruese te futura ne nje çante dore.

E thashë edhe me siper çanta e zeze ishte simbolika dhe vete memoria e asaj ceshtje qe beri buje.Mesa shoh tani çantat fizike jane zevendesuar me çanta dixhitale dhe i kane nxjerre jashte perdorimit te parat”.