AKTUALITET, 16 Nëntor 2017, 10:59

Rama zbulon emrin e personit që do të ndërtojë hotel me pesë yje, është njeriu i PD-së

 

Pas akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, se po ul taksat për hotelet me pesë yje, ku pastrohen paratë, kryeministri Rama ka zbuluar emrin e aplikuesit të parë që do të ndërtojë një hotel me pesë yje në Valbonë.

"Avni Ponari kërkon të ndërtojë një hotel më pesë yjë në Valbonë. Është sponsor i Partisë Demokratike. Po pastron para ky?Kjo është kërkësa e parë që ka ardhur", u shpreh Rama në Kuvend.

Në foto: Biznesmeni Avni Ponari 

/TPZ.AL/