TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur sot në seancën plenare për buxhetin dhe përpjekjen e Ramës për të pastruar paratë e drogës.
Basha u ndal edhe tek reportazhi i emisionit "Le Iene" për fëmijët e Bulqizës dhe tha se është një drame e madhe që një gazetare e huaj i kërkon kryeministrit të kujdeset për fëmijët e vendit të vet.
"Je verbuar nga etja për pushtet dhe para. Pak ditë më parë, Rama u shfaq në shtëpitë e disa familjeve të Bulqizës. Ai gënjeu para gjithë shqiptarët, duke fshehur dhe fshirë vuajtjet e fëmijëve të Bluqizës, të cilët mjerimi i ka kthyer në skllevër. Këtë e quajti sajesë të kazanit mediatik Italian. A ka dramë më të madhe për një vend se sa kur një gazëtare e huaj, i përgjërohet kryeministrit të bëjë dicka për fëmijët e vendit të tij?" u shpreh Basha.
Më pas kryetari i PD-së foli edhe për buxhetin. Sipas tij, buxheti favorizon kriminelët dhe klientët e qeverisë.
"Nuk ka asnjë shpresë për të nesërmen e vendit. Është një buxhet i ndërtuar vetëm më një qëllim, sigurinë dhe pasurimin e kriminelëve dhe klientëve të Edi Ramës."
/TPZ.AL/