TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në pranga të policisë Italiane dhe asaj holandeze kanë rënë 14 persona të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge mes dy shteteve. Mësohet se qendra e trafikantëve të drogës të jetë Shqipëria. Droga vinte nga vendet e ulëta dhe përfundonte në Itali, ku dhe shpërndahej për tu shitur. Por qendra nga organizohej trafiku ndërkombëtar i drogës ndodhej në Shqipëri për të mbërritur në Itali nëpërmjet Holandës. Fitimet e shitjes së drogës investoheshin në prostitucion.
Personat e arrestuar akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës ndërsa është sekuestruar më shumë se një ton drogë.
Operacioni në fjalë vjen pak ditë pas atij në Napoli me emrin “Gjarpëri tymues” ku u sekustrua drogë që vinte nga Shqipëria, e cila sipas mediave italiane prej kohësh cilësohet si qendra e shpërndarjes së drogës për gjithë Europën.
Nga Shqipëria por dhe nga Kosova sidomos nisen linjat kryesore për trafiqet e paligjshme që kanë pushtuar kontinentin e vjetër. Armë , prostitucion, automjete të vjedhura, qënie njerëzore dhe organe. fitimet e këtyre trafiqeve zhduken pa lënë gjurmë dhe nuk dihet ende se çfarë financojnë apo për çfarë shërbejnë.
TPZ:AL