TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, ku prezantoi nisjen e punimeve për rikualifikimin e qendrës historike të qytetit. Kryeministri mbajti fjalën e tij para një godite të amortizuar, si për të përshkruar më qartë gjendjen aktuale arkitekturore të qytetit.
“Gjatë këtyre viteve qyteti ka rënë pre e batërdisë së ndërtimeve pa kriter, por Vlora sërish i ka ruajtur një pjesë të vlerave të veta historike arkitekturore, si kulla e Sahatit, xhamia e Muradies, lagjet e vjetra, etj. Ne duam t’ bëjmë një rikualifikim tërësor arkitekturës historike të qytetit, një një projekt që do të kushtojë rreth 11 milionë euro, 7 prej të cilave do të financohen nga qeveria”, u shpreh Rama.
Kryeministri premtoi se me investimet që janë bërë dhe do të bëhen në këtë qytet, po synohet që Vlora t'i kthehet vlonjatëve dhe të gjithë shqiptarëve, më e bukur dhe e sistemuar.
TPZ.AL