AKTUALITET, 16 Nëntor 2017, 13:55

Rama i përgjigjet Bashës për Saimir Tahirin

Rama i përgjigjet Bashës për  Saimir Tahirin

Kryeministri Edi Rama ia ka dhënë përgjigje pyetjes së radhës së kryedemokratit Basha, se pse nuk flet më për Saimir Tahirin.

“Ca të flas unë për Saimir Tahirin, detyra ime apo e jotja është, është detyra e atyre që po e hetojnë Tahirin dhe nuk të ka caktuar njeri ty të bësh as gazetarin as prokurorin dhe as gjykatën supreme".

Rama i ka thene se gjithcka e le ne dore te drejtesise dhe nuk del ne mbrojtje te askujt, pasi sipas tij kush shkel ne derrase te kalbur duhet te perballet me drejtesine.

‘Sikur Alimuçën që del në përgjigjet e Habiljave ta kishte kushëri vjehrra ime do kishe ardhur këtu e do kishe bërë namim, unë s’ta kam përmenduar kurrë”- tha Rama.

TPZ.AL