TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka shpërthyer në seancën parlamentare, pas akuzave të Bashës, se kullat në Tiranë po ndërtohen për të pastruar paratë e drogës. Për t'i kujtuar se oligarkët ishin me PD-në, para se Rama të vinte në pushtet, ai e pyeti Bashën për çdo emër të ndërtuesve kryesorë në vend.
“Kullat e Tiranës, Zamir Mane, është pastrues i parave të drogës? Lulzim, më shiko në sy! Shefqet Kastrati është pastrues parash? Bashkim Ulaj, është pastrues i parave të drogës? Po Ram Geci, është pastrues i parave të drogës?"
Basha mori fjalën, pas kryeministrit, por tha se debati nuk bëhet me emra personash, në pamundësinë e tij, për t'i thënë Ramës se oligarkët e kullave janë klientët e tij.
Duket se kryeministri po kërkon t'i thotë Bashës se oligarkët e tij të sotëm, janë ata të djeshmit e PD-së, duke e ditur mirë se Lulzim Basha e ka të pamundur të distancohet prej tyre, jo vetëm për shkak të pushtetit të djeshëm, por më së shumti, sepse ai e ka të qartë se nuk mund të vijë në pushtet duke qenë armik i tyre.
Fjala e Ramës
/TPZ.AL/