TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Seanca parlementare e ditës së sotme, e cila kishte si fokus projekt buxhetin e vitit 2018, ka degjeneruar në debate rreth koncesioneve të mazhorancës së sotme, dhe të djeshme. Në Kuevnd kanë parakaluar koncesionet qindra milionëshe të të dyja palëve.
Nga njëra anë kanë kanë dalë me rradhë në foltore deputetët e Partisë Demokratike, me në krye Lulzim Bashën, të cilët kanë bërë një përmbledhje të koncesioneve të qeverisë Rama dhe abuzimeve kolosale me to, kryesisht në shëndetësi.
Menjëherë pas tyre, në sulm kanë dalë deputetët e mazhorancës, me në krye Edi Ramën dhe minisrtin Ahmetaj, të cilët jo vetëm kanë mbrojtur koncesionet miliona dollarëshë që kanë shpërndarë në këto katër vite, por kanë denoncuar edhe koncesionet e qeverisë Berisha.
Të dyja palët mbrojnë me zjarr koncesionet e veta, duke treguar qartë se lufta mes tyre nuk është një luftë parimore, që lidhet me përdorimin dhe shpërdorimin e fondeve publike, apo me praktikën e koncesionit si një mënyrë vjedhjeje nga qeveritarët. Të dyja palët i duan shumë koncesionet kur i bëjnë vetë dhe i denoncojnë ashpër kur ato i bën kundërshtari.
Prandaj britmat e sotme në Kuvend, nuk bëjnë asgjë veçse neverisin gjithkënd, madje ndoshta edhe militantët më të flaktë të këtyre partive.
/TPZ.AL/